Është gjetur i vdekur një 55-vjeçar, punëtor në “Parkun Inovativ”, në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se të dhënat fillestare tregojnë se i ndjeri ka qenë punëtor në atë park.
“Njësitet relevante policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer të gjitha procedurat hetimore, përfshirë ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët”, tha ai.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të saktë të vdekjes.
Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Arbresh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...