Një person është gjetur pa shenja jetë mëngjesin e së hënës në Mitrovicë.
Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar nga axha i të ndjerit, shkruan arbresh.info.
Trupi i është liruar familjarëve pasi sipas tyre viktima ka qenë i sëmurë, kishte qenë përdorues i alkoolit si dhe në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja.
Është rekomanduar që rasti të shkoj në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë 09.03.2020-10:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar nga axha i tij ishte gjetur në banesën e tij pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me kërkesë të familjarëve pasi viktima kishte qenë i sëmurë, kishte qenë përdorues i alkoolit si dhe në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune trupi i pajetë i tij iu lirohet familjarëve. Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili rekomandon që rasti të shkoj në procedurë të rregullt”, thuhet në raport,/arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...