Edhe një person tjetër i prekur me Covid 19 e i cili gjendet i shtrirë në QKUK ka treguar për rrugëtimin deri në bërjen e testit për koronavirus.
Agroni (Emri i të cilit i njohur për redaksinë) thotë se fillimisht ka pasur temperaturë të lartë dhe ethe.
Gjithashtu në intervistën e realizuar për arbresh.info ka shtuar se rezultatin për test nuk e ka pranuar ende zyrtarisht, por vetëm përmes motrës së saj që është mjeke.
“Simptomat e para kanë qenë temperatura e lartë dhe ethe. Kemi tentuar në fillim për bërje të testit për Covid 19, por nuk na e kanë bërë, të nesërmen na e kanë bërë dhe na kanë thënë se nëse është pozitiv të thërrasim, nëse jo atëherë nuk të kontaktojmë fare. Motra është mjeke dhe na ka lajmëruar “, ka thënë ai.
Agroni ka shtuar se gjendjen shëndetësore nuk e ka të mirë as pas trajtimit mjekësor.
“Gjendja nuk është e mirë, nuk po mundem me u ngrit në këmbë vetëm ratë sepse kam vështirësi në frymëmarrje”, ka shtuar ai.
Mesazhi i tij është për shtim të kujdesit.
“Kisha dërguar mesazh të mos e marrin si hajgare sepse nuk është e tillë, është diçka shumë serioze dhe çdokush të kujdeset së pari për veti dhe pastaj dhe për të tjerët. Pasojat mundem me qenë shumë të madha për ata që kanë vetëdije”, ka thënë ai.
Portali arbresh.info ka realizuar rrëfime ekskluzive me disa nga personat e prekur me koronavirus të cilët po qëndrojnë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Rrëfimet e plota transmetohen të dielën, ndërsa më poshtë mund të dëgjoni rrëfimin e plotë të Agronit./arbresh.info/
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...
Infarkti nuk shfaqet njësoj tek gratë dhe burrat: Simptomat ...
Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati