Një person në Rahovec gjatë punimeve me ekskavator ka hasur në një mjet të pashpërthyer që dyshohet të jetë granatë dore, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të kontrolluar e ka bërë demolimin- shpërthimin e mjetit shpërthyes.
“Rr. Bekim Isma, Rahovec / 16.12.2025 – 11:05. Është raportuar se gjatë punimeve me ekskavator ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer (dyshohet për granatë dore). Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të kontrolluar e ka bërë demolimin- shpërthimin e mjetit shpërthyes”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje