Gjenden mbetje mortore në Rahovec që dyshohet se janë të njeriut

08:50 | 30 Korrik 2026
H.E

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rahovec janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një njeriu.

Sipas njoftimit, një qytetar ka raportuar se derisa po ecte në fushë të hapur ka vërejtur mbetjet, të cilat dyshohet se janë sjellë në atë lokacion nga uji i reshjeve të fundit atmosferike.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr mbetjet mortore, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Rahovec 29.07.2026 – 17:42. Ankuesi mashkull kosovar, njoftuar policinë se derisa ka qenë duke ecur në fushë të hapur ka vërejtur mbetje mortore që dyshohet se janë të njeriut dhe janë sjellë aty nga uji i reshjeve të fundit atmosferike. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë tërhequr mbetjet mortore. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale