Në fshatin Llukar të Prishtinë, dje rreth orës 11:42 një persona ka hasur në një mbetje mortore, që sipas Policisë së Kosovës dyshohet të jetë nga koha e luftës në Kosovë, raporton arbresh.info.
Mbetjet mortore sipas personit që ka lajmëruar policinë janë gjetur në një rrugicë në pyll të këtij fshati.
Policia bën të ditur se vendi ku dyshohet tëj enë gjetur një kafkë e njeriut është siguruar nga njësitet patrolluese të policisë për të vazhduar me hetime të mëtejme.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në një rrugicë në pyll kishte gjete një mbetje mortore- kafkë e cila kafkë dyshohet të jetë e njeriut e mbetur nga koha e luftës. Vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti patrullues i policisë, kurse për hetime të mëtejme ajo kafkë është marrë nga njësiti për hetimin e krimeve të luftës dhe personave të zhdukur”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...