Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë se në vqrrezat e qytetit të Gjakovës që janë më lokacion në lagjen e Brekocit, në vendin ku janë të varrosur dëshmorët e luftës së fundit në Kosovë, janë gjetur mbetje mortore të një personi të pa identifikuar- panjohur, e që ishte me veshje ushtarake dhe emblem të UÇK-së, raporton Arbresh.info.
Policia e Gjakovës e ka konfirmuar rastin për Arbresh.info.

Patrulla policore ka dalë në vend të ngjarje, ka kontaktuar me dëshmitarin e rastit, e që është dhe punëtor i vorrezave të qytetit, dhe njofton se derisa po hapte një gropë vorri ka hasur në mbetjet mortore në fjalë.
Dyshohet se mbetjet mortore i përkasin një ushtari të UÇK-së deri tani të pa identifikuar, gjithashtu nuk dihet dhe nga kush është vorrosur aty.
Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve të stacionit policor – Gjakovë, ato Rajonale dhe pritet së shpejti të dali dhe Njësia qendrore e Hetimit të Krimeve të Luftës.


Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...