Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe pajisje të ndryshme gjatë një patrullimi në fshatin Prelez, në Zubin Potok.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 29 mars 2026, rreth orës 15:50, kur zyrtarët policorë kanë hyrë në një shtëpi të pabanuar, ku kanë hasur në një armë pistoletë, dy uniforma, një karikator të zbrazët të AK-47, tri gëzhoja si dhe disa dokumente të tjera.
Të gjitha provat janë sekuestruar nga autoritetet kompetente.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
” ARMËMBAJTJE PA LEJE Fsh. Prelez, Zubin Potok / 29.03.2026-15:50. Policia gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar ka gjetur dhe konfiskuar : një armë pistoletë, dy uniforma, një karikator të zbrazët të AK-së-47 , tri gëzhoja dhe disa dokumente tjera. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.infi
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...
Qeveria vendos, Kuvendi e ka në dorë dërgimin e trupave të F...
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...