Policia e Kosovës ka gjetur granata dore dhe armë të ndryshme në një shtëpi në Pejë, transmeton arbresh.info.
Sipas raportit të Policisë gjatë kontrollit në një shtëpi në rrugën “Jeton Dedushaj”, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dy granata dore, 1 AK/47, 2 fishekë, 1 thikë, 2 gëzhoja, 68 krehër për municion dhe pajisje për pastrimin e armës.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Rr. “Jeton Dedushaj”, Pejë 18.01.2018-07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 2 granata dore, 1 AK/47, 2 fishekë, 1 thikë, 2 gëzhoja, 68 krehër për municion dhe pajisje për pastrimin e armës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”./arbresh.info/
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...