Gjatë javës që lamë pas Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Prishtinës, ka vazhduar aktivitetet e saja policore.
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 130 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 34 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime, raporton Arbresh.info.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa. Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kësisoj në harkun e njëjtë kohor, sipas policisë, janë sekuestruar 9 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.
“ Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3542 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 372 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...