Prishtinë, 14 qershor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona në dy raste të ndara, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, nga kjo prokurori janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit në tri (3) raste të ndara.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë 1 (një) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 1 (një) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprave të ndryshme penale.
/arbresh.info/
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...