Gjatë vitit 2019 në Kosovë kanë ndërruar jetë mbi 10 mijë persona.
Prej tyre 9 430 raste vdekje kanë ndodhur në Kosovë ndërsa 1 130 raste kanë ndodhur jashtë vendit por që janë regjistruar në Kosovë. Kështu bëhet e ditur në raportin “Statistikat e Vdekjeve në Kosovë” për vitin 2019 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shkruan arbresh.info.
Prej tyre 54.1%, janë meshkuj ndërsa 45.9%. janë femra.
“Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2019, kanë qenë 10 560, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 9 430 raste, kurse vdekjet që kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1 130 raste. Nga gjithsej vdekjet e raportuara, të ndodhura vetëm në Kosovë, 5 105 raste janë meshkuj, ose 54.1%, dhe 4 325 janë femra, ose 45.9%”, thuhet në raport.

Në spital kanë ndodhur vetëm 42.8% e rasteve të vdekjeve, ndërsa komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të rasteve të të vdekurve.
“Në institucione shëndetësore kanë ndodhur 42.8% e rasteve të vdekjeve, 55.7% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.5% në vend tjetër. Sipas komunës, Prishtina prin me 2 609 raste të vdekjeve, ose 24.7%; Prizreni me 938 raste, ose 8.9%; Peja me 639 raste, ose 6.1%, etj”, thuhet më tej në raportin e ASK-së.
Ndërkaq, mosha e të vdekurve në 81.6% është 60 e më shumë vjeç.
Burimi i dhënave në këtë publikim janë regjistrat themeltarë të vdekjeve, bazuar në Ligjin për Gjendjen Civile, Nr. 04/L-003. Kurse njësitë raportuese janë zyrat e gjendjes civile të Kosovës. Grumbullimi i të dhënave është bërë përmes pyetësorit statistikor për vdekje, Dem-2./arbresh.info/

“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...