Qytetarët e Gjakovës duket se nuk i kanë marrë seriozisht masat e ndërmarra nga shteti për qëndrim në shtëpi dhe mos frekuentim të vendeve me shumë njerëz.
Të martën Policia e Kosovës është dashur të intervenoi, në mënyrë që të shpërndaj qytetarët e mbledhur në Shkugëz të Gjakovës.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini./arbresh.info
Postimi i Plotë:
Të dashur qytetarë,
Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë dhe shumë të lartë që secili prej nesh të infektohet me koronavirus, shteti ka vendosur që të mbyllen shkollat dhe shumë institucione tjera.
Por nuk jemi në pushim vjetorë e as në ndonjë festë!
Sot jemi detyruar të intervenojmë me polici për shkak të numrit të madh të qytetarëve të koncentruar në Shkugëz.
Kjo sjellje e disa njerëzve është skajshëm e papërgjegjshme kundrejt familjeve të tyre dhe qytetarëve tjerë. Kjo është injorancë e skajshme.
Distancimi social është e vetmja mënyrë për ta shmangur një të keqe edhe më të madhe.
Shteti është i detyruar të veprojë kundër një numri njerëzish që në mënyrë kaq të papërgjegjshme e rrezikojnë vetveten dhe tjerët.
Zëvendësministri i MPJD-së merr pjesë në pritjen e Konsullat...
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...