Qendra Multi-funksionale për Bizneseve në Gjakovë, është hapur zyrtarisht sot në kuadër të projektit ““Perëndimi mendon në biznes – Mundësimi i mjedisit të biznesit në rajonin perëndimor” të organizuar nga Qendra Kosovare për Zhvillim.
Ky projekt i cili është financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e implementuar nga QKZH në Gjakovë ka për qëllim ndërtimin e këtij objekti si kontribut në rritjen e qëndrueshme ekonomike në regjionin perëndimorë të Kosovë dhe përmirësimin ambientit për sektorin privat në regjionin perëndimor.
Qendra Multifunksionale e bizneseve në Gjakovë, do të ndihmojë bizneset lokale dhe Rajonale të fokusuara në Agro-turizëm, për përgatitje të projekteve dhe aplikim te donatorët vendor dhe ndërkombëtarë, kështu u shpreh përfaqësuesi i zyrës së BE në venin tonë.
Destan Krasniqi, drejtor ekzekutiv në Qendrën Kosovare për Zhvillim, ka prezantuar të gjitha aktivitet e projektit, përfshirë edhe certifikimin e Komunës së Gjakovës me ISO standarde si e para Komunë në Kosovë. Ai ka pohuar se i tërë ky projekt që finalizohet me hapjen e kësaj qendre arrin vlerën në 519,732.00 euro, prej së cilës Bashkimi Evropian ka ndarë 405,394.00 euro ndërsa Komuna e Gjakovës 114,342.00 euro.
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor