Një qytetar nga Gjakova ka raportuar në polici se derisa ishte duke ecur, dy persona të panjohur e kanë plaçkitur
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë, ku viktima ka bërë të ditur se hajnat i kanë vjedhur një shumë parash.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, përgjatë rrugës derisa ishte duke ecur, dy persona të panjohur me forcë i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
Po ashtu, policia ka theksuar se rasti është duke u hetuar.
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...
Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një ...
Një i burgosur gjendet i vdekur në qelinë e tij në Burgun e ...
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Gjermania kërkon marrëveshje energjetike me Arabinë Saudite