Për nderë të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani në pritjen shtetërore ka falënderuar ata që kontribuuan për këtë ditë.
“Jam para jush të them gëzuar për 25 vite liri, gëzuar për 25 vite që mund të marrim frymë, gëzuar për aleancat tona, gëzuar për këta fëmijë që na gëzojnë çdo ditë”, tha Osmani.
“Faleminderit që ka kontribuar që ta gëzojmë lirinë e sotme. Kosova ecën e fortë demokratike dhe si një shembull i jashtëzakonshëm i një populli stoik e të qëndrueshëm që asnjëherë nuk do të heqë dorë nga liria”, tha presidentja Osmani për pritjen shtetërore./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...