Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ka votuar në Konsullatën e Kosovës në Dusseldorf, Gjermani, duke iu bashkuar kështu mijëra mërgimtarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës në mbarë botën.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla shprehu mbështetje për secilin mërgimtar, duke nënvizuar rëndësinë e kontributit të tyre për atdheun, pavarësisht largësisë.
“Votova për Kosovën që e mbani në shpirt, për Kosovën që e doni pa kushte, për Kosovën që e duam më të drejtë, më të fortë, më të denjë. Kjo votë është për ju. Për mallin që e keni bërë forcë, për fjalën shqip që nuk e latë të heshtë, për rrënjët që nuk i harruat kurrë. Kosova ju ka borxh shumë. E sot, unë dhashë votën time me bindjen se ky borxh duhet të njihet, të nderohet dhe të kthehet në vepra”, shkroi Gërvalla./Arbresh.info
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...