Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të rikthejnë shtetësinë e Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se procedura e rikthimit të shtetësisë është lehtësuar dhe është pa pagesë, përcjell Arbresh.info.
“Të gjithë ju që për arsye të ndryshme keni qenë të detyruar të hiqni dorë nga shtetësia e Kosovës, mund ta riktheni atë përmes procedurave të lehtësuara, të shpejta dhe pa asnjë pagesë. Rikthimi i shtetësisë së Kosovës është një akt jo vetëm simbolik. Ai lidhet me shumë të drejta që janë të rezervuara vetëm për qytetarët e Kosovës, si e drejta për të votuar dhe për t’u votuar”, ka shkruar Gërvalla.
“Kosova ka nevojë për ju. Prandaj, aplikoni sa më parë pranë konsullatave tona ose në komunën prej nga vini dhe bëhuni sërish shtetas të Republikës së Kosovës”, tha Gërvalla./Arbresh.info
Haaland në Real? Flet agjentja e norvegjezit
113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës...
Hapet zyra e re e Postës së Kosovës në Leposaviq
Vjedhje e të dhënave bankare, arrestohet 23-vjeçari francez
Policia shqipton 1 mijë e 394 gjoba brenda javës në Ferizaj
Vatikan, mblidhet konklava për zgjedhjen e pasardhësit të Pa...