Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, priti ambasadorin e ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski, të cilin e uroi për fillimin e mandatit të tij. Ajo e riafirmoi angazhimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me Bullgarinë, një partner të rëndësishëm për Kosovën.
“Ministrja Gërvalla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e MPJD-së
Tutje theksohet se Bullgaria mbetet një partner i rëndësishëm i Kosovës në rajon. “Gjatë takimit, ministrja Gërvalla dhe ambasadori Kraevski diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si ekonomia, siguria dhe inovacioni, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një investim të vlefshëm për të ardhmen e përbashkët të dy vendeve”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania