Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj debatit publik rreth përdorimit të fjalës “hajvan” nga kryetari i partisë, Albin Kurti, gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare më 10 shkurt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Gërvalla ka theksuar se deklarata e Kurtit është keqinterpretuar dhe se termi nuk ishte i drejtuar ndaj deputetëve të opozitës.
Gërvalla ka thënë se Kurti nuk i është drejtuar deputetëve, por “hajvan” i ka thënë një personi – atij që premtimet ia tejkalonin buxhetin e shtetit në tërësi.
“Votë kemi kërkuar nga qytetari dhe askush nuk i ka quajtur deputetët hajvanë. Kjo gjuhë që përdoret për të përgjithësuar dhe për të mos i kushtuar rëndësi detajeve krijon një qasje refuzuese ndaj mediave. Askush nuk i ka quajtur deputetët hajvanë, është quajtur një person që ka bërë premtime që tejkalonin shumën jo vetëm të buxhetit të shtetit por gjithë GDP-së. Në atë kontekst është përdorur”, ka thënë Gërvalla.
Komuna e Shtimes paralajmëron nisjen e evidentimit të dëmeve...
Një nga vullkanet më aktiv në botë gati të shpërthejë
Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...
Labinot Rexha merr një vërejtje nga Vëllai i Madh për ofendi...
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit
Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në t...