Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në takim Ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, znj. Karin Anna Maandi.
Ministrja Gërvalla e uroi Ambasadoren Maandi për fillimin e mandatit të saj, duke shprehur bindjen se angazhimi i saj në Kosovë do të kontribuojë në forcimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Estonisë.
Gjatë takimit, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj Kosovës, duke e vlerësuar Estoninë si shtet mik dhe aleat të rëndësishëm, veçanërisht në proceset e integrimit evropian, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit. Ajo theksoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin dypalësh, përfshirë koordinimin e ngushtë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Gërvalla po ashtu theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si dhe transformimin digjital dhe sigurinë kibernetike, fusha këto në të cilat Estonia ka përvojë dhe ekspertizë të avancuar./Arbresh.info
ARrSh: Rruga e Thethit e hapur për qarkullim, pas mbylljes p...
“Strategjia e Abdixhikut s’ishte e duhura”, Kraki: LDK ka ne...
Ambasada Britanike në Teheran mbyllet përkohësisht
Plisat kundërshtojnë ashpër emërimin e Bekë Berishës si krye...
Parashikimi i motit për të enjten
Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultate...