Në përmbyllje të vizitës zyrtare në Republikën e Senegalit, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është pritur në një takim dypalësh nga Ministri i Jashtëm i Senegalit, Ismaïla Madior Fall.
Gërvalla falënderoi homologun e saj për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e ofruar nga Republika e Senegalit për Republikën e Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Të dy ministrat vlerësuan nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, përderisa shprehën përkushtimin dhe vullnetin e dyanshëm për zgjerimin e këtij bashkëpunimi ndër-shtetëror në fushat e interesit reciprok.
“Me qëllimin e konkretizimit të këtij bashkëpunimi në fusha specifike dhe programe të veçanta, Ministrja Gërvalla dhe Ministri Madior FALL u dakorduan për caktimin e datës për konsultimet politike në mes dy vendeve. Në fund të takimit, Ministrja Gërvalla ftoi Ministrin Madior Fall për vizitë në Republikën e Kosovës, propozim ky që u mirëprit nga homologu i saj”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./Arbresh.info

Juventusi tronditet në shtëpi nga Fiorentina, rrezikon pjesë...
Nesër protestë e re në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë z...
Pacolli ngre shqetësime për sigurinë e aeroportit të Vlorës ...
Aeroplani i kompanisë kroate del nga pista në Split dhe gode...
Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...