Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj të martën është takuar me të mbijetuarën e luftës 99’, Vasfije Krasniqin-Goodman dhe drejtorin e organizatës joqeveritare “Drejtësi për të Gjithë”, Nafi Krasniqi.
Cakaj ka thënë se Serbia ka dështuar në adresimin e krimeve të luftës, spastrimit etnik dhe gjenocidit në mënyrë të qëllimshme dhe për arsye politike.
“Sot pata nderin e veçantë të pres në takim nga Kosova znj. Vasfije Krasniqi-Goodman dhe drejtorin e organizatës joqeveritare “Drejtësi për të Gjithë”, z. Nafi Krasniqi. Në një takim shumë miqësor dhe përmbajtësor u njoha hollësisht me angazhimin e tyre në shërbim të kauzës madhore të zbardhjes së krimeve të luftës në Kosovë dhe promovimin e vlerave dhe lirive themelore në përgjithësi”, shkruan Cakaj në faqen e tij në Facebook./arbresh.info
https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2460451557557804
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor