Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se gjatë ditës së sotshme ka biseduar me të gjithë Ministrat e Jashtëm të BE-së për gjendjen momentale në Shqipëri.
Cakaj tha se Shqipëria do të bëhet më e fuqishme se kurrë më parë.
Postimi i plotë i Gent Cakajt:
Sot zhvilluam një komunikim të hollësishëm telefonik me të gjithë Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të diskutuar lidhur me situatën pas tërmetit në Shqipëri dhe veprimet e përbashkëta në funksion të rikthimit të normalitetit të plotë në vend !
Natyrisht, shprehëm një falënderim të posaçëm për mbështetjen e tyre të pakursyer në këto momente të vështira për Shqipërinë. Po ashtu, morëm konfirmimin për vazhdimin e mbështetjes për rindërtimin e plotë të hapësirave të prekura nga tërmeti dhe kujdesin e plotë ndaj të dëmtuarve prej tij ?!
Shqipëria do të bëhet më e fuqishme se kurrë më parë!
Mirënjohje e skajshme për miqtë e partnerët e Shqipërisë për solidaritetin e tyre të pashembullt në këtë kohë të rëndë që do ta kalojmë me unitet të brendshëm e kurajo të pamatshme ?!
Drita rikthehet në krye të tabelës, garë e ashpër për Evropë...
31-vjeçarja nga Kosova gjendet e pajetë në rrethana misterio...
Kush do ta fitonte Big Brother-in mes Selin dhe Gjestit? ...
Fisnik Asllani: Brutalisht vështirë ndaj Sllovakisë, por kua...
“Irani rrezikon gjithë botën”, Netanyahu u bën t...
Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit