Shefi i kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, Bajram Gecaj i ka reaguar anëtarit të kryesisë së LVV-së, Xhelal Sveclës.
Gecaj në Facebook ka shkruar se kur dentisti Xhelal Sveçla merr guximin të ironizoi me plumbat kundër Agim Veliut, ai njëkohësisht ofendon dhe përbuzë edhe gjithë ata aktivistë të devotshëm të LDK-së të vrarë nga dora kriminale, përfshirë edhe një mori plagosjesh e tentim-vrasjesh.
“Nëse vërtetë pretendojnë te jenë të pandikuar politikisht, i bëj apel “Iniciativës Qytetare” që menjëherë të inicioi një peticion kundër kësaj pafytyrësie dhe paturpësie të Xhelal Sveçles. Po ashtu, kërkoj nga Igballe Rugova që për të njëjtën të protestoi para zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai.
Reagimi i Gecajt vjen pasi që mbrëmë Sveçla ka shkruar në Facebook se nuk ndalet ndryshimi dhe demokracia.
“ E keni dëbuar Ilaz Pirevën, Fatmir Sejdiun e Vjosa Osmanin, e tash llapjanët e kanë vendosur t’ju dëbojnë juve nga pushteti i pamerituar e i korruptuar. Prej të hënës, Shpejtim Bulliqin e keni kryetar komune”, ka thënë ai./Arbresh.info/


Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira