Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka kërkuar që të mos përfillen mercenarët për votimin e demarkacionit.
Gecaj thotë se Florim Isufi po e rrezikon marrëdhëniet miqësore me Malin e Zi, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës; degradim serioz marrëdhëniesh me shtetet mike si BE dhe SHBA; pamundësimin e shpejtë të formimit të ushtrisë së Kosovës
“Marrëdhëniet miqësore me Malin e Zi; liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës; degradim serioz marrëdhēnjesh me shtetet mike si BE dhe SHBA; ngadalësim deri në kufijtë e rrezikimit serioz të udhëtimit tonë drejt BE-së dhe NATO-s; pamundësim të shpejt të formimit të ushtrisë së Kosovës; konfrontime të panevojshme dhe me gjasa edhe të dhunshme opozitë-pozitë; krijim të një ambienti jo të përshtatshëm për investimet e huaja; “quarje uji në mullirin” e atyre të cilët avokojnë papjekurinë tonë për të mbajtur shtetin; ushqim të politikave Beogradase e Moskovite në rajon; e shumë e shumë efekte tjera të tilla të drejtpërdrejta e anësore”, ka shkruar Gecaj.
Ai ka thënë se “ekspertë” të tillë mercenarë mediatik përfundimisht rrezikojnë të arriturat e deritanishme të Republikës.
“Andaj do të duhej që mos t’ua varim veshin këtyre mercenarëve”, shkruan Gecaj.k
Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas daljes nga “Ferma VIP”
Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat l...
Irani hedh poshtë kritikat e Trump për kërkesat e përfundimi...
Limaj kërkon të bashkohet me listën e PDK-së, Lladrovci: Ësh...
Specialja kundërshton interpretimin e raportit britanik, aku...
Kurti në Gjermani: Kosova ka potencial të madh në teknologji...