Kryetari i komunës së Pejës , Gazmend Muhaxheri sot nuk kishte kohë për të ndjekur diskutimin për demarkacionin Kosovë-Mal i Zi, që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.
Ai është i bindur se asnjë pikë tokë nuk do t’i merret Kosovës dhe se sipas tij do të respektohen dokumentet territoriale të vijës kufitare të viti 1974.
“Kufiri duhet të caktohet aty ku është i caktuar me vijat në vitin 1974 edhe me shënimet parësore që i posedon Republika e Kosovës. Na e kemi diskutuar në asamblenë komunale komisioni vendor ka qenë aty na kemi kërkuar që atë drejtën e qytetarëve të Komunës që mos të lejohet me u tjetërsua prona e Republikës së Kosovës në bazë të dokumenteve që posedojmë”, ka thënë Muhaxheri, përmes një bisede telefonike për “KosovaPress”.
Ndërsa për pyetjen se si e komenton diskutimin e sotëm në Kuvend ka thënë se nuk ka pasur kohë ta shikojë televizorin për shkak angazhimeve komunale.
“Jo valla nuk jam duke e dëgjuar ata çka po flasin i kam obligimet e mia komunale. Sot kam pasur takime me qytetarët dhe nuk kam kohë ta shikoj televizorin”, ka thënë Muhaxheri.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...