Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se deri në vitin 2054, do të jetë kryetar i këtij qyteti.
Ai në një lidhje telefonike në emisionin “Frontal”, tha se e ka vendosur këtë objektiv që ai të jetë kryetar deri në këtë datë.
I pyetur se a nënkupton që partitë tjera të mos kandidojnë për këtë pozitë, ai u përgjigj shkurtimisht se “po”.
“Unë mendoj se deri në 2054 do të jem kryetar i komunës së Pejës. Ashtu e kemi vendosur objektivin. Tash e shohim nëse qytetarët janë të kënaqur edhe votojnë. Varet shumë edhe nga partia por besoj që ne këtu me qytetarët e Pejës e kemi një marrëveshje tjetër”, ka thënë Muhaxheri.
Në ndërkohë kur i njëjti u pyet për uljen në pozitë të Agim Veliut në Degën e LDK-së në Podujevë, ai e mbylli telefonin.
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...