Vera Rankoviq, ish-korrospodente dhe redaktore e RTS-së ka publikuar një fotografi duke e bërë shqiponjën, simbolin shqiptar.
Rankoviq e bëri këtë veprim në shenjë përkrahje të furrës “Roma” në Serbi, ku për shkak se një punëtor bëri shqiponjën, u detyrua të largohet nga Beogradi për shkak të protestave të qytetarëve.
Bashkë me këtë fotografi të postuar ajo ka thënë se kjo është përgjigja e saj ndaj fashistëve nga Borça.
Kjo është përgjigja ime fashistëve nga Borça. Ftoj të gjithë ata të cilët janë neveritur nga ajo që i ka ndodhur bashkëqytetarit tonë që këtë ta shprehni në këtë mënyrë”, ka shkruar ajo.
Komentet e qytetarëve serb kanë qenë të ndryshme, ku nuk e kanë përkrahur bërjen e simbolit shqiptar.
Pronari i furrës Sun Duraj pas publikimit të videos ku shihej punëtori duke bërë shqiponjën ju ka kërkuar falje të gjithëve duke bërë të ditur se Florimi është kthyer në Kosovë
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...
LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëk...
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë