Gazetari shqiptar dhe autori i emisionit “Përballë”, Lutfi Dervishi, ka shpërthyer në lavde për Kosovën teksa ka komentuar procesin zgjedhor të 6 tetorit në të cilin doli fituese Lëvizja Vetëvendosje e kryesuar nga Albin Kurti.
Ai ka thënë se kosovarët janë një popull që kur kërkohet lufta një gjë të tillë e bëjnë me armë, ndërkohë thotë se për revolucion i mjafton vetëm kutia e votimit.
Një reagim të tillë Dervishi e ka bërë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
Kosova nuk është vetëm popullsia më e re e kontinentit, nuk është vetëm vendi me rockstarët më të famshmë të kohës, nuk është vetëm kombëtarja më befasuese në futboll. Kosova është vendi që kur e lyp koha luftën e bën me armë dhe për revolucion i mjafton kutia e votimit!
— lutfi dervishi (@lutfidervishi) October 7, 2019
“Kosova nuk është vetëm popullsia më e re e kontinentit, nuk është vetëm vendi me rockstarët më të famshmë të kohës, nuk është vetëm kombëtarja më befasuese në futboll. Kosova është vendi që kur e lyp koha luftën e bën me armë dhe për revolucion i mjafton kutia e votimit!”, ka shkruar Dervishi./GazetaExpress/
Gruda realizon gol ndaj Man Unitedit
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup