Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sulmin fizik ndaj kolegut Parim Olluri, i ndodhur në orët e vona të së mërkurës.
Sulmi ndaj tij ka ndodhur në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, afër banesës së tij. Aktualisht, Olluri gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ka pësuar lëndime të lehta trupore.
AGK ka kërkuar nga organet e sigurisë që të zbulojnë këtë rast në afat optimal, duke thënë se “sulme të tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medias”.
Asociacioni ka thënë se do të përcjell me vëmendje këtë rast, duke kërkuar efikasitet nga organet e drejtësisë.
Reagimi i AGK’së:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin fizik ndaj kolegut Parim Olluri, i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sontme.
AGK kërkon nga organet e sigurisë që të zbulojnë këtë rast në afat optimal pasiqë sulme të tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medias.
AGK i uron shërim të shpejt kolegut Olluri si dhe bashkëshortës së tij, të cilët kanë pësuar lëndime trupore gjatë sulmit.
Kolegu Olluri dhe bashkëshortja e tij janë trajtuar në QKUK.
AGK do të përcjell me vëmendje këtë rast duke kërkuar efikasitet nga organet e drejtësisë.
Me respekt,
Bordi i AGK-së
Ramush Haradinaj i AAK-së me pasuri milionëshe e të hyra mbi...
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe...
Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë e...
E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor v...
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzi...
Pasuria afër 1 milion euro e Vjosa Osmanit, dy shtëpi në Aus...