Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar protesta nëse Qeveria e Kosovës do të vendosë për rikthim të masave kufizuese pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Të enjten, Qeveria në detyrë lehtësoi masat duke hequr kufizimin e lëvizjes për qytetarët dhe duke e zgjatur orarin e punës deri në 22:00 për gastronominë. Gastronomët e kanë cilësuar lajm të rëndësishëm dhe të mirë këtë vendim.
Megjithatë, duke pasur parasysh se gastronomisë nuk iu lejua puna qe disa muaj, por në sallat e dasmave u lejuan tubimet e partive politike, pa respektuar masat anti-COVID në kohë fushate, kjo shoqatë ka paralajmëruar protesta nëse ndryshohet vendimi i marrë të enjten.
“Sqarim: GASTRONOMËT JANË TË REVOLTUAR! Me rastin e shkeljes së masave Anti-Covid për arsye të organizimit të tubimeve politike, dhe shfrytëzimit të hapësirave tona për qëllime të fushatave zgjedhore nga çdo parti politike, është bërë padrejtësi e madhe dhe trajtim i pabarabartë në raport me ne, ekonominë, dhe rreth 100 mijë qytetarë që rrezikojnë të mbesin të papunë në çdo industri! Në rast se vendimi i sotëm ndryshon pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ju njoftojmë se do të ketë organizim të protestave nga gastronomët!”, thuhet në një reagim të gastronomeve.
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...