Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka përcjellë telegram ngushëllimi për familjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babin e kryeministrit.
Gashi e ka vlerësuar lartë kontributin e Hilmiut për Kosovën dhe popullin e saj.
“Me rastin e vdekjes së babait tuaj z. Hilmi Haradinaj, në emrin tim dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për z. Hilmi Haradinaj, i cili gjatë jetës së tij ka dhënë një kontribut historik për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj,” thuhet në telegram./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?