Ilir Gashi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka theksuar se përgjegjësia kryesore për rënien e sistemit të KQZ-së i takon institucioneve të tjera.
Ai shtoi se për të, shpejtësia nuk është kaq e rëndësishme, por saktësia e procesit.
Sipas Gashit, duhet të përkushtohemi që vota e qytetarëve të jetë e saktë dhe të shkojë aty ku duhet.
Gjithashtu, Gashi tha se kompania e cila është e kontraktuar duhet që nga sot të bëjnë publikimin e rezultateve për kandidat për deputet.
Ndërkohë, Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, lidhur me ndërhyrjet në sistemin e KQZ-së, theksoi se çështja tani është në duar të policisë dhe prokurorisë.
“Ne kemi dyshimet tona dhe ato janë dërguar në polici. Në momentin që të marrim ndonjë përgjigje, do ta bëjmë publike,” theksoi Radoniqi./Arbresh.info
250-vjetori i SHBA-së: Trump paralajmëron tubimin më të madh...
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj