Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, i ka reaguar ashpër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për deklaratën se i ka dërguar Francës e Gjermanisë draft-statutin e Asociacionit në Kosovë.
Në Facebook, Gashi ka qenë i prerë duke thënë se kompetent për këto punë është vetëm Qeveria e Kosovës dhe askush tjetër.
“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar Gashi.
Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme i ka përcjellë kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Macron një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Rama ka thënë se ky është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë e evropianë, prej kohësh, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, siç ka thënë ai kur palët nuk po arrijnë të merren vesh assesi./Arbresh.info
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...