LDK nuk e bllokon procesin për vendimin e masave emergjente energjetike, por nuk do të marrin pjesë në votim.
Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
“Përkundër vullnetit tonë pozitivë të deklaruar dje, situatën e krijoj papërgjegjshmëria e ministrit të financave, i cili u deklarua që Kurti nuk do të bisedojë me Kuvendin për këtë çështje. Kjo është arsyeja që lëshuam seancën. Kjo është papërgjegjësi totale, e konsiderova si sjellje ofenduese për Kuvendin dhe lëshuam seancën. S’pajtohem me mënyrën si është ndërtuar vendimi. Ka elemente që duhet të trajtohen. Nuk do ta bllokojmë procesin, por s’marrim pjesë në votim”, tha më tej Gashi.
Këto komente Gashi i bëri në seancën plenare./arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...