Lista Serbe u fuqizua gjatë mandatit qeverisës të Isa Mustafës. Kështu thotë Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës në qeverinë e Ramush Haradinajt, i cili sipas opozitës po udhëheq një Qeveri të varur nga Beogradi.
Zëvëndëskryeministri dhe Ministri i Diasporës, Dardan Gashi thotë se qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa edhe pse ka pasur më së shumti deputetë nga pas lufta është ndikuar nga Lista Serbe.
Sipas tij disa probleme kyçe të vendit janë bllokuar nga kjo Listë, edhe kur Isa Mustafa i ka pasur mbi 70 deputetë shqiptarë.
“Është e pasinqertë tash për të gjitha veprimet që i ka bo vet të akuzohet tjetri pse nuk jam brenda, d.m.th Lista Serbska është fakt që nuk mund të mënjanohet është fakt kushtetues edhe fakt fizik…Fuqizimi i parë i Listës Serbska ka ndodhë kur është pranu nga Isa Mustafa, Lista Serbska nuk ka ekzistu përpara në sistemin politik të Kosovës, është fuqizu pikërisht në kohën e qeverisjes Mustafa”, ka thënë Gashi për rtv 21.
Ai ka shtuar se Isa Mustafa ka mundur të ndërtojë qeveri pa Listën Serbska pasi që sipas tij e ka pasur shumicën.
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President