Arben Gashi, shefi i grupit parlamentar të LDK-së ka kërkuar rinumërim të votave pasi sipas tij, procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar.
Me anë të një postimi në Facebook, Gashi tha se ky dështim ka dëmtuar gjithashtu rëndë besimin në vërtetësinë e rezultatit zgjedhor, përcjell Arbresh.info
“Siç po duket, procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar. Ky dështim ka dëmtuar gjithashtu rëndë besimin në vërtetësinë e rezultatit zgjedhor. Për hir të ruajtjes së besimit në procesin demokratik, KQZ duhet të vendosë për rinumërimin e të gjitha votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë”, tha Gashi.
“Një fenomen tjetër i vërejtur në këto zgjedhje është manipulimi masiv me votën e diasporës. Këto vota, siç po shihet, janë manipuluar sidomos brenda partive politike. Demokracia, ndër të tjera, është edhe besim në institucionet e zgjedhura. Vendi ka nevojë për institucione përfaqësuese dhe të besueshme”, ka shkruar Gashi./Arbresh.info
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...