Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti sot në takim shefin e zyrës belge në Kosovë, Jean-Louis Servais, me të cilin bisedoi për hapat që ka ndërmarrë vendi ynë në kuadër të agjendës për liberalizim të vizave, si dhe progresin e arritur në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ministri Gashi vuri në dukje përkrahjen që ka dhënë shteti belg në konsolidimin e shtetit të Kosovës, respektivisht mbështetjes së institucioneve të zbatimit të ligjit.
Në këtë takim ai kërkoi që kjo mbështetje e Belgjikës të vazhdojë, sidomos në përpjekjet për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL dhe arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik me EUROPOL-in.
Shefi i zyrës belge, Jean-Louis Servais, premtoi përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij, rreth përpjekjes që po bëjnë institucionet e vendit në përmbushjen e obligimeve që çojnë përpara agjendën evropiane të Kosovës, si dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?