Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Kuvendi vazhdon të mbahet i bllokuar nga frika për të dal në opozitë dhe nga frika për të shkuar në zgjedhje, duke ju referuar partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje.
Me anë të një postimi në Facebook, Gashi tha se është koha t’i jepet udhë këtij bllokimi teksa shtoi se kompromisi është baza e demokracisë, shkruan Arbresh.info.
“Frika nga dalja në opozitë, frika nga shkuarja në zgjedhje dhe frika nga marrja e vendimeve po e mbajnë vendin të bllokuar. Kjo gjendje po e rrezikon esencën e shtetit, po kërcënon të ardhmen dhe po e bllokon zhvillimin ekonomik, shoqëror e politik të Kosovës. Është koha t’i jepet udhë këtij bllokimi”, tha Gashi.
“VV duhet ta dijë se kompromisi është baza e demokracisë. Duhet ta dijë se zhbllokimi i institucioneve është detyrë politike dhe patriotike. Dhe duhet ta dijë se, nëse dështon t’i bëjë këto si partia e parë në rezultat zgjedhor, atëherë ka obligim të krijojë gjendjen që vendimmarrja t’u kthehet qytetarëve të vendit”, shtoi ai./Arbresh.info
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...