Arben Gashi thotë se me pagë minimale po bëhen pasiv veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij, Ligji për përcaktimin e pagës minimale duhet të tërhiqet nga qeveria ose të rrëzohet.
“Çështja e veteranëve është delikate. Qeveria nuk është e gatshme ta trajtojë në esencë. Ka dhënë rezultate negative në mirëqenien e veteranëve. Kualiteti i familjes së tyre me një pagë minimale nuk përmirësohet. Duhet me e bisedu në esencë problemin. Kështu po pasivizohen. Ose e tërheqë dhe shkojmë në bisedime substanciale, dhe qysh i bojmë aktiv në tregun e punës. 30 mijë, e 40 mijë sa marrin të kthehen në pjesë aktive të shoqërisë. Nëse punësohen ata e humbin pensionin, prandaj duhet të shihen mundësitë. Duhet me u tërheqë ose me e rrëzu. Sepse duhet të diskutohet përmbajtja”, deklaron Gashi.
Në Kuvendin e Kosovës parashihet votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore./arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani