Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Pagjeturve, në Beograd u mbajt një konferencë ku shoqatat e familjarëve të personave të pagjetur serbë dhe shqiptarë nga Kosova bënë thirrje për depolitizimin e menjëhershëm të procesit dhe zbulimin e fatit të 1612 personave të zhdukur.
Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar Personat e Zhdukur, në lidhje direkte nga Beogradi, tha në “Info Plus” se bëhet fjalë për aktivitetet që organizohen nga familjarët e të pagjeturve si dhe shoqatat të cilat janë të angazhuara në këtë proces dhe mbahen takime qoftë në Kosovë, Serbi, Bosnje, e gjetiu.
Gara tutje tha se ky komision në vazhdimësi angazhohet në takimet e organizuar me familjarët e të pagjeturve.
“Me shoqatat e familjarëve për persona të pagjetur dhe në strukturën institucionale janë të përfshira edhe shoqatat e familjarët e të pagjeturve dhe jemi të angazhuar në këtë proces në zbardhjen e të pagjeturve”, tha Gara teksa shtoi se shpreson që Serbia nuk do të tentojë ta shtrembërojë të vërtetën apo, për më keq, për të politizuar procesin.
Rubio dhe Papa Leo takohen sot në Vatikan pas tensioneve me ...
Del para Apelit polici i akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-v...
Ministri Hoxha takim me Rutte: NATO sot më e rëndësishme se ...
Haradinaj bënë homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu në 28-...
Ish-nënkryetarja e VV-së, Aida Dërguti aderon në PDK
Sot pritet përgjigja e Iranit, Trump optimist: Ata duan një ...