Instituti GAP ka mbajtur konferencë për media ku prezantoi analizën mbi “Buxhetin e Kosovës 2017 dhe rekomandimet e Komisionit Evropian”.
Berat Thaqi, Analist i politikave në Institutin GAP, theksoi se megjithëse ka përparime në adresimin buxhetor të rekomandimeve të raportit të KE-së, ka ende disa fusha për të cilat nuk është bërë mjaftueshëm.
Buxheti për Këshillin Gjyqësorë dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës është rritur, mirëpo Prokurorisë Speciale (PS) si institucion kyç për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk i është ndarë buxhet për plotësimin e pozitave të kërkuara.
Brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) shihet një përmirësim sa i përket investimeve kapitale për Agjencionin për Metrologji, por departamenteve të tjera nuk u janë rritur kapacitetet buxhetore, sidomos atyre që merren me akreditim dhe standardizim.
Sa i përket rregullatorëve, buxhet i pamjaftueshëm është ndarë për Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe Agjencinë e Kosovës për Efiçiencë. Edhe sa i përket reformës në administratë publike nuk është shënuar përmirësim në rritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Administratës Publike (MAP) për monitorimin e kësaj reforme. Radio Televizioni i Kosovës (RTK) edhe këtë vit do të financohet nga buxheti i shtetit, megjithëse afati ligjor për këtë formë të financimit ka kaluar. Problem tjetër i adresuar në raportin e KE-së është mungesa e sigurisë në punë dhe mungesa e inspektorëve të punës. Gjithashtu, shpenzimet publike në shëndetësi janë ndër më të ulëtat në rajon, dhe asnjëherë deri më tani buxheti i ndarë për shëndetësi nuk i ka plotësuar nevojat.
Agron Demi, Analist i politikave në Institutin GAP, potencoi se një nga problemet që përsëritet më së shpeshti në rekomandimet e Komisionit Evropian ka të bëj me mungesën e stafit në departamente kyçe që kanë të bëjnë me monitorim të politikave dhe zbatim të ligjeve. Përkundër asaj se kemi një administratë publike e cila është e mbingarkuar me të punësuar, institucionet kanë dështuar që të rrisin stafin në institucionet zbatuese dhe monitoruese të ligjeve. Një nga rekomandimet e GAP është që të bëhet risistemimi i stafit në mes institucioneve dhe departamenteve, e jo të punësohet staf shtesë..
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit