Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel u ka bërë apel deputetëve të Kosovës që të miratojnë Demarkacionin me Malin e Zi sa më shpejt që të jetë e mundur.
Gabriel ka thënë në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa se Kosova ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se ka mbetur vetëm edhe demarkacioni që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se nëse heqja e vizave është një çështje kaq e rëndësishme për popullin e Kosovës athëherë siç ka thënë ai, pse të zgjedhurit e saj e bllokojnë këtë proces.
“Kosova ka bërë progrese të mëdha si në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe është i rëndësishëm ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. Fiksoni marrëdhënien që keni me Malin e Zi dhe që nuk është problematike. Apeloj në parlamentin tuaj që të ratifikoni demarkacionin. Kosova duhet të jep sinjale që kërkojnë respekt për angazhimin”, ka thënë Gabriel.
Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa falënderoi shtetin gjerman për angazhimin e madh në Kosovë.
Mustafa kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për kalimin e kushtit përfundimtar për heqjen e vizave nga BE-ja.
“Shpresojmë që këtë përkrahje do ta kemi qe ta kapërcejmë edhe këtë kriter dhe që është i lidhur me demarkacionin me Malin e Zi po ashtu kërkojmë përkrahje në anëtarësimin e Kosoëvs në organizata ndërkombëtare siç janë Interpolit UNESCO, Këshilli i Evropës”, ka thënë Mustafa./Arbresh.info.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit