Viktimat e dhunës në familje prej sot pritet të ndihen më të sigurta pasi që më në fund është lansuar projekti i hallkave elektronike për monitorimin e dhunuesve.
Këto byzylykë do të vendosen në dorën ose këmbën e dhunuesit ose të dyshuarit, shkruan Arbresh.info.
Nëse dhunuesi është në zonën e viktimës atëherë ka thyerje të rregulla dhe në momentin që largohet bën alarmi që tregon që nuk ka thyerje të rregullave.

“Rrjedhimisht përcaktohen zonat e ndalimit dhe zonat e kufizimit të viktimës nga dhunuesi. Zona e parë është zona e ndalimit, ndërsa kjo rrezja e dytë është zona e kufizuar. Me të kuqe është dhunuesi dhe është në zonën e viktimës dhe tregon që ka shkelje të rregullit. Në momentin që del nga zona e ndaluar te zona “Bahter” (e kufizuar) fillon me ardh alarmi që nuk ka thyerje të rregullave apo zonës së ndaluar” , shpjegohet gjatë prezantimit të pajisjeve.
Sistemi monitorohet 24/7 nga tetë qendra monitoruese në Policinë e Kosovës si dhe në Qendrën Koordinuese të Drejtorisë së Përgjithshme.
Të gjitha qendrat koordinohen mes vete.
Zonat statike të cilat viktima mund të ketë shtëpinë e saj, punën, shkollën.

Ndërsa zonat dinamike janë ato rreth viktimës të cilat përcaktohen me vendim të gjykatës.
“Viktima dhe dhunuesi mund të takohen rastësisht dhe gjatë takimit të tyre kjo zona dinamike e mundëson njoftimin te qendra monitoruese që është afër dhe varësisht nga rasti mund të njoftohet viktima apo dhunuesi. “, thuhet tutje gjatë prezantimit.
Në momentin që dhunuesi hyn në zonën e ndaluar, mesazhet fillojnë të shkojnë sistematikisht çdo sekonda dhe njoftohet gjithashtu edhe viktima.
Këtë rast është punë e zyrtarëve në qendra monitoruese, të cilët mund të dërgojnë patroll.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajti këtë projekt hap gjigant në mbikëqyrje të të gjithë personave që kanë tronditur mbarë shoqërinë dhe kanë këputur jeta.
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se kjo është një ndër projektet më të rëndësishme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e vajzave dhe grave në Kosovë.
Ligji për Mbikëqyrjen Elektronike të personave ka 9 vjet që ka hyrë në fuqi, por deri më sot nuk është gjetur zbatim.
Ky projekt është lansuar brenda fushatës 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.
Pajisjet elektronike të monitorimit, pas vendimit gjyqësor, do t’i vendosen çdo personi që ka kryer vepër penale./Arbresh.info/ Erolinda Gashi/
Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...