Një e mitur nga Fushë Kosova ka raportuar në polici se derisa ishte me shoqet e saja, një person i ka sulmuar seksualisht.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të shtunën, më 25 shtator.
Rasti është iniciuar si “sulm seksual”.
Njësia policore janë duke hetuar rastin.
Njoftimi i plotë:
“Fushë Kosovë, 25.09.2021 – NN. Viktima femër kosovare (e mitur) ka informuar se derisa ishte së bashku me shoqet e saja, ishte sulmuar seksualisht nga një person. Njësia policore është duke hetuar rastin”, bën të ditur policia./arbresh.info/
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...