Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se sot është funksionalizuar nënstacioni i ri i energjisë elektrike Ferizaj 3.
Rizvanolli tha se inaugurimi i këtij nënstacioni është një hap i rëndësishëm që mundëson furnizim të sigurt dhe të besueshëm me energji elektrike për qytetarët në rajonin e Ferizajt, shkruan Arbresh.info.
“Ky investim jo vetëm që do të mundësojë furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm për më shumë se dymbëdhjetëmijë konsumatorët, gjithashtu do të mbështes një zhvillim të qëndrueshëm të zonës dhe do të krijojë mundësi të reja për rritjen e sektorëve të ndryshëm ekonomik”, tha Rizvanolli.
Inaugurimi i nënstacionit në Zonën Industriale në Ferizaj, i cili është me kapacitet prej 110/35/10(20) kV Ferizaj 3, do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm për banorët dhe ekonominë e zonës së Ferizajt, Brezovicës, Shtërpcës, Kaçanikut dhe Shtimes./Arbresh.info/

Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026