Në Kosovë gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperatura minimale do të jetë 6 gradë Celsius, dhe maksimalja do të jetë 16 gradë Celsius.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”.
“Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...