Gjatë ditës së djeshme është sulmuar një mjek në Komunën e Vushtrrisë nga dy persona.
Me këtë rast, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reagur përmes një komunikate, duke e dënuar kërcënimin ndaj mjekut .I.R në QKMF-Vushtrri,shkruan Gazeta inFokus.
“FSSHK-ja bashkëndjen shqetësimin dhe frustrimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët ofrojnë shërbime emergjente, duke qenë se rastet më të shpeshta të sulmeve po ndodhin në këto shërbime ku cilësia është në nivelin më të lartë, duke marrë parasysh mënyrën e shpejtë të intervenimit dhe të trajtimit të pacientëve në këto njësi”, thuhet në komunikatë
FSSHK-ja thotë se do të përdorë të gjithë autoritetin në mbrojtje të punëtorëve shëndetësorë dhe anëtarëve të saj./Gazeta inFokus.
Ja komunikata e plotë:
Pas njoftimit të marrë nga ana e Sindikatës së QKMF Vushtrri, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes kësaj Komunikate dënon ashpër kërcënimin me armë të ftohtë ndaj mjekut kujdestar në QKMF-Vushtrri me iniciale I.R.
Mjeku kujdestar I.R. gjatë orarit të punës ka trajtuar pacientin N.N. dhe atij i ka ofruar shërbimin shëndetësor konform gjendjes shëndetësore të paraqitur në Urgjencën e QKMF-së në Vushtrri, por edhe me gjithë ofrimine shërbimit shëndetësor ndaj pacientit N.N. familjarët e tij i janë kërcënuar me armë të ftohtë mjekun.
FSSHK-ja në vazhdimësi ka ngritur zërin e saj për të gjitha rastet e dhunës së ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësorë, kërcënimeve dhe shantazheve, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në ushtrimin e profesionit por edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
FSSHK-ja do të përdorë të gjithë autoritetin në mbrojtje të punëtorëve shëndetësorë dhe anëtarëve të saj. Ngrisim zërin tonë, të vendosur që të mbrojmë dinjitetin dhe vlerën njerëzore, që një herë e përgjithmonë këto veprime barbare të ndalen dhe të gjejnë dënimin meritor për kryerësit e këtyre veprimeve.
FSSHK-ja bashkëndjen shqetësimin dhe frustrimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët ofrojnë shërbime emergjente, duke qenë se rastet më të shpeshta të sulmeve po ndodhin në këto shërbime ku cilësia është në nivelin më të lartë, duke marrë parasysh mënyrën e shpejtë të intervenimit dhe të trajtimit të pacientëve në këto njësi.
Duke parë këtu edhe dështimin e sistemit gjyqësor(sipas shkrimeve kriminelët janë liruar në procedurë të rregullt) FSSHK do të jetë e detyruar që ti ndërmerr edhe masat më radikale që në ditët në vijim të marrë vendim edhe për mos ofrimin e shërbimeve emergjente pasi që Ligji për mbrojtje të punëtorëve shëndetësorë po dështon të hyjë në fuqi nga 1 shkurti 2020!
Pas lëndimit që e mbajti gjatë jashtë fushave, Lukaku është ...
Pallati i Rinisë ndan nga 600 euro shpërblim për secilin pun...
Pas thashethemeve për ndarje, Klea Huta surprizon me urimin ...
Dënim i rëndë për personin që shkaktoi “trazira”...
Shkrimi famëkeq anti-UÇK, Konjufca s’e arsyeton Bashën: Auto...
Mbappe fiton gjyqin ndaj ish-klubit të tij, PSG do të detyro...