Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh) është zhvilluar me sukses Trajnimi i Ndihmës së Parë për pjesëtarë të personelit ndërkombëtar dhe lokal të “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit” GIZ, duke përfshirë pjesëmarrës nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Sipas FSK-së, ky trajnim intensiv kishte në fokus teknikat e shpëtimit të jetës, reagimin emergjent dhe aftësitë praktike të ndihmës së parë, duke synuar rritjen e gatishmërisë së pjesëmarrësve për përballimin e situatave kritike.
Tutje thuhet se gjatë pesë ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të ushtrojnë teknika të ndryshme të shpëtimit dhe ndihmës së parë në skenarë realistë, duke forcuar aftësitë e tyre profesionale.
“Bashkëpunimi me GIZ në organizimin dhe zhvillimin e këtij trajnimi thekson angazhimin tonë të përbashkët për siguri, qëndrueshmëri dhe ndërtimin e kapaciteteve në rajon”, njofton FSK-ja./Arbresh.info/
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...